Geer: Mbi dy milionë nxënës ikën nga lufta në Ukrainë pa mundësinë për të përfunduar arsimin e tyre

    Dje më 24 shkurt 2023, u bënë një vit që kur Rusia filloi luftën e saj brutale të agresionit kundër Ukrainës. Me këtë rast, Delegacioni i Bashkimit Evropian në partneritet me Unionin e nxënësve të shkollave të mesme mbajtën një ngjarje në Europe House në Shkup, e cila kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes për ndikimin e luftës në Ukrainën dhe popullin e saj.

    Ngjarja u hap nga shefi i Delegacionit të BE-së, ambasadori David Geer dhe Larysa Dir, ambasadorja e Ukrainës në Maqedoninë e Veriut. Fokusi i diskutimit, i moderuar nga Luka Paviçeviq, kryetari i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, ishte mbi vështirësitë me të cilat përballen nxënësit dhe studentët ukrainas, të cilëve u shkelet e drejta për arsim, demokraci dhe paqe. Rezoluta për shprehjen e solidaritetit dhe kërkimit të veprimit në lidhje me luftën e Rusisë në Ukrainë (miratuar nga Byroja Organizative e Unioneve të Shkollave Evropiane në dhjetor 2022) u prezantua nga Unioni i nxënësve të shkollave të mesme.

    “Më shumë se 2 milionë nxënës janë larguar nga vendi për shkak të agresionit të madh të armatosur, të forcave ushtarake të Federatës Ruse. Në fillim të vitit shkollor 2022/2023, rreth gjysmë milioni fëmijë ukrainas u regjistruan në sistemet arsimore në BE. Më shumë se 2.700 shkolla u dëmtuan. Rrjedhimisht, nxënësit refugjatë nuk mund të kalojnë provimin e pjekurisë (вступні на бакалаврат) provim bazuar në sistemin arsimor të Ukrainës”, deklaroi ambasadori Gir.

    Komisioni Evropian dhe Qeveria e Ukrainës kanë nënshkruar një paketë mbështetëse prej 100 milionë euro për rindërtimin dhe rehabilitimin e objekteve shkollore të dëmtuara nga lufta e madhe agresive Ruse, kundër Ukrainës. Përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, 240 autobusë shkollorë u blenë nga BE-ja për të çuar fëmijët ukrainas në shkollë, në mënyrë të sigurt. Dhe të tjerë, po vijnë.

    Pasojat më të gjera të luftës u pasqyruan gjithashtu gjatë ngjarjes, përmes shfaqjes së dokumentarit të Tomasz Grzywaczewski “Wymazać Naród” | “Erase the Nation” (falë Ambasadës së Polonisë) dhe përmes ekspozitës së fotografive të zgjedhura nga Ukraina, të gazetares dhe korrespodentes së luftës, Kristina Atovska.

    Lajmi Paraprak

    Alternativa kërkon asociacion të komunave me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Shkencëtarët shpjegojnë pse teshtijmë tri herë radhazi?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë