Geer: raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale ishte demokratik

    Ambasadorit të Bashkimit Evropian në vend, David Geer, foli për atmosferën e zgjedhjeve, ndërsa tha se ishte pozitive dhe inkurajuese.

    Ai theksoi se raundi i parë i zgjedhjeve kaloi në një mënyrë paqësore dhe demokratike, duke shpresuar që kjo atmosferë pozitive do të vazhdojë edhe gjatë fushatave për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

    “Misioni i OSBE/ODIHR ka nxjerrë tashmë raportin preliminar nga raundi i parë i zgjedhjeve. Zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë përgjithësisht paqësore dhe demokratike dhe ne vërtet shpresojmë që në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ato edhe në fushatën për zgjedhjet parlamentare të ndërtojnë këtë moment pozitiv që do të lejojë që i gjithë procesi të përfundojë me mesazhe pozitive dhe ndjenjë pozitive”, tha ambasadori evropian David Geer.

    Lajmi Paraprak

    Sindikalistët kërkojnë kthimin e shpenzimeve të ushqimit dhe rrugës

    Lajmi i rradhës

    Të hënën Komisioni do të vendosë nëse do të shtrenjtohet polisa për sigurimin e automjeteve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë