Të hënën Komisioni do të vendosë nëse do të shtrenjtohet polisa për sigurimin e automjeteve

    Komisioni i Sigurimit të Autopërgjegjësisë të hënën duhet të shqyrtojë Raportin e Byrosë Kombëtare të Sigurimeve për arsyetimin dhe korrektësinë e vendimeve të marra për rritjen e çmimit të polisës së sigurimit të detyrueshëm të automjeteve nga shoqëritë e sigurimit dhe të ndërmarrë hapat e duhur në drejtim të mbrojtjes së konsumatorëve të fundit.

    Me vendimet e marra për rritjen e çmimit të polisës së sigurimit të detyrueshëm të automjeteve nga kompanitë e sigurimeve, polisa që paguajnë qytetarët për regjistrimin e automjeteve me fuqi mbi 44 kilovat shtrenjtohet me 15.44 për qind.

    Rritja e çmimit është nga 840 në gati 1.600 denarë, varësisht nga fuqia e veturës.

    Lajmi Paraprak

    Geer: raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale ishte demokratik

    Lajmi i rradhës

    Rrugët e Shkupit shndërrohen në “tavllë duhani”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë