Gërkovska: Mungesa e rezultateve, shkaku i kohës

    Institucionet mund të jenë efikase dhe t’u shërbejnë qytetarëve vetëm me planifikime të qarta dhe tregues të matshëm të performances, tha Sllavica Gërkovska zëvendëskryeministre për politika të qeverisjes së mirë në hapjen e punëtorisë “Institucionet për qytetarët”, organizuar nga Qendra për Menaxhimin e Ndryshimeve, në kuadër të projektit “Rimendimi i menazhimit”. Por pavarësisht kësaj ajo pajtohet se dikasteri që ajo drejton nuk ka mundur të bëjë thuajse asgjë lidhur me dyshimet për shpërdorime nga ana e institucioneve. Ajo këtë e arsyeton me kohën relativisht e shkurtër për të zgjidhur problemet që sipas saj janë depozituar në dekadat e kaluara

    “Megjithatë, fakt është se ne edhe në veprimin tonë kemi treguar se veprojmë me integritet dhe në mënyrë profesionale, edhe kur e aplikojmë kodeksin etik, në mënyrë të paanshme i zbatojmë dispozitat dhe japim vërejtje pa dallim për kë bëhet fjalë, që nuk ka ndodhur deri më tani, kemi ndikuar në transparencë më të madhe të institucioneve, jo vetëm te institucionet shtetërore por edhe në pjesën e gjyqësorit…”, deklaroi Sllavica Gërkovska, zv. kryeministre për politika dhe qeverisje të mirë.

    Ajo u pyet edhe për Lotarinë shtetërore e cila është në shënjestër të akuzave për korrupsion dhe krim të organizuar, por Gërkovska tha se si dikaster nuk ka asnjë mekanizëm për të ndërmarrë masa andaj edhe u bëri thirrje organeve hetimore të veprojnë.

    “Pres që autoritetet hetimore të marrin menjëherë masat sepse kanë detyrimin të veprojnë edhe pasi të kenë marrë informacione. Fatkeqësisht, ne si Kabinet nuk jemi organ hetues dhe nuk mund të kemi juridiksion këtu”, nënvizoi Sllavica Gërkovska, zv. kryeministre për politika dhe qeverisje të mirë.

    Nga Gërkovska disa herë ishte kërkuar qëndrim lidhur me shpërdorimin e veturave zyrtare por edhe të kabineteve nga zyrtarët e BDI-së, por përveç dënimit të veprimeve, masa nuk janë ndërmarrë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Mariçiq: Mbështetja e fortë nga partnerët tanë është garanci drejt BE-së

    Lajmi i rradhës

    Akoma nuk ka vlerësim dhe përgjegjësi për dëmin e shkaktuar në Kuvend

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë