Sot bëhen gjashtë vjet nga konflikti i armatosur në Kumanovë ndërmjet forcave të policisë së RMV-së dhe një grupi shqiptarësh të ashtuquajtur “UÇK”. Përplasja me armë e 9 majit të vitit 2015 la pas 37 policë të plagosur, tetë të vrarë dhe dhjetë luftëtarë të vrarë të grupit shqiptar, shkruan Nistori.
Luftimet morën fund më 10 maj 2015, ndërkaq policia arrestoi 28 burra. Nën akuzën për terrorizëm, Gjykata Themelore e Shkupit i dënoi me gjithsej 746 vjet burg.
Edhe pse partitë politike shqiptare kanë kërkuar hetim ndërkombëtar, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. /Nistori/
Pistoletë në shkollë, arrestohet një 15 vjeçar në Tetovë – Këshilltarja Ameti ngre alarmin për sigurinë e nxënësve
Një 15-vjeçar nga Tetova është privuar nga liria pasi policia i ka gjetur një pistoletë dhe një karikator…






