Zënkë me armë në New York, plagosen tre persona

    Tre persona, përfshirë një vajzë katër-vjeçare u qëlluan në Times Square në New York City pasi shpërtheu një gjuajtje me armë nga një mosmarrëveshje, pjesë e së cilës nuk ishin ataj, tha zyrtari më i lartë i policisë së qytetit.

    Komisioneri i Policisë Dermot Shea u tha gazetarëve të mbledhur në Times Square se ajo dhe dy viktimat e tjera – një turiste 23-vjeçare nga Rhode Island dhe një grua 43-vjeçare nga New Jersey – nuk dukeshin të lidhura me njëra-tjetrën ose me vetë të shtënat, përcjell Nistori.

    Reuters citon Shea-në të ketë thënë se: “Duket që të tre personat ishin kalimtarë rasti të pafajshëm”.

    Shea tha se në këtë gjuajtje me armë janë përfshirë dy deri katër persona. Ai nuk dha hollësi të tjera për gjendjen e të plagosurve, por tha se plumbat i kanë goditur në këmbë dhe shputë.

    Incidentet e këtilla në New York dhe në qytete tjera të SHBA-së në vitin e kaluar janë shtuar. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Gjashtë vjet nga ngjarjet e Kumanovës, ende nuk ka hetim ndërkombëtar!

    Lajmi i rradhës

    Erdogan reagon ndaj sulmit të Izraelit në xhaminë Al-Aqsa në Jerusalem

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë