Gjatë pandemisë, 230 milionë euro për blerje “online”

    Vitin e kaluar, qytetarët kanë shpenzuar pothuajse 230 milion euro në tregtinë online. Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se në vitin 2020, janë realizuar 7.3 milion transaksione online. Nëse analizojmë të dhënat do të shohim se qytetarët blenë mallra me vlerë 167 milion euro nga dyqanet elektronike vendase, që është madje 73 për qind e e-tregtisë totale vitin e kaluar. Të dhënat gjithashtu thonë se gati tre milion transaksione në internet janë realizuar jashtë vendit, me vlerë totale prej 62.3 milion euro.

    “Gjatë vitit 2020, të huajt ndaj tregtarëve elektronik të brendshëm kanë bërë gati 300 mijë transaksione me vlerë totale prej gati 11 milion euro. Kjo është pothuajse dyfish në krahasim me vitin 2019, kur u realizuan pak më shumë se 17 mijë transaksione në internet me një vlerë totale prej afro shtatë milionë eurosh. Kjo paraqet rritje prej 75 për qind të numrit të transaksioneve dhe rritje prej 60 për qind të vlerës së porosive”

    Është ulur vetëm qarkullimi tek kompanitë e huaja online edhe atë rënia është deri në 19%. Nga asociacioni për E-tregti thonë se kjo është rezultat i faktit se qytetarët nuk mund të udhëtonin.

    “Rënia është e pritshme nëse marrim parasysh që për shkak të pandemisë nuk udhëtojmë, kështu që transaksionet për biletat ajrore dhe rezervimet e hoteleve zvogëlohen në mënyrë drastike. Nga shuma totale prej 62.3 milion euro që qytetarët maqedonas shpenzuan në internet në vitin 2020 për pazar jashtë vendit, madje 73.6% e vlerës së transaksioneve u realizuan në favor të TOP 10 vendeve”

    Të dhënat gjithashtu tregojnë se shumica e e-transaksioneve nga vendi, respektivisht më së shumti në internet janë blerë nga dyqanet online në Britaninë e Madhe edhe atë 10 milion euro, mbi shtatë milion euro në Hungari, e ndjekur nga Irlanda dhe Shtetet e Bashkuara me 6.8 dhe 6.1 milion , përkatësisht euro dhe Luksemburgu me 5.9 milion euro./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kujdes, mos konsumoni këto ushqime

    Lajmi i rradhës

    Erdogan me një megaprojekt “të një kategorie tjetër”, kanali i Stambollit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë