“Gjatë periudhës 2017-2024 janë arrestuar mbi 7.000 persona nga ana e Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar policor”

    Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev së bashku me drejtorin e Byrosë për siguri publike, Sasho Tasevski sot vizituan Sektorin për bashkëpunim ndërkombëtar policor pranë MPB-së, si pjesë e vizitave në njësiteve organizative të BSP-së pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, me qëllim të informimit të asja se çfarë është arritur deri më tani dhe të informimit me aktivitetet e ardhshme.

    Me këtë rast, ata patën takim me udhëheqësinë e Departamentit për bashkëpunim ndërkombëtar policor me kryeshefat e Njësisë së EUROPOL-it, Njësisë së INTERPOL-it dhe të Njësisë së hetimeve.

    Roli i këtij njësiti organizativ është të kryejë koordinimin ndërkombëtar të autoriteteve ligjzbatuese që janë përgjegjëse për zbulimin dhe ndjekjen të autorëve të veprave penale të cilat janë në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar.

    Nga ana e udhëheqësisë së SBNP-së, Bojmacaliev dhe Tasevski u informuan për rezultatet nga viti 2017 deri në vitin 2024, përkatësisht për më shumë se 7.000 persona të arrestuar sipas urdhërarresteve dhe urdhëresave të shpallura.

    Me këtë rast, Bojmacaliev e potencoi organizimin e suksesshëm të Konferencës së 50-të Rajonale Evropiane të INTERPOL-it, të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut e organizoi vitin e kaluar në Ohër, e cila përkoi me kremtimin e 30 vjetorit të anëtarësimit tonë në organizatën më të madhe policore në botë dhe 100 vjetorin e ekzistencës së INTERPOL-it. Republika e Maqedonisë së Veriut shënon tri dekada të partneritetit të besueshëm të INTERPOL-it me pjesëmarrje në operacione të shumta të organizatës, si dhe mbështetje të fortë për zhvillimin, lidhjen dhe harmonizimin e sistemit nacional të mjekësisë ligjore me sistemet e INTERPOL-it. Në takim Bojmacaliev dhe Tasevski u informuan për modernizimin e suksesshëm të sistemit të komunikimit të Byrosë Qendrore Nacionale të INTERPOL-it.

    Në lidhje me EUROPOL-in, Agjencisë Evropiane për Zbatimin e Ligjit, vërejmë bashkëpunim të shkëlqyeshëm në disa fusha me interes të përbashkët, si parandalimi i tregtisë së paligjshme të drogës, kontrabanda e armëve, lufta kundër migracionit të kundërligjshëm, lufta kundër korrupsionit, si dhe siguria kibernetike si formë e një sfide moderne të sigurisë. Maqedonia e Veriut dhe Ministria e Punëve të Brendshme janë partnerë seriozë në luftën kundër krimit dhe vendi ynë është vendi i parë që ka nënshkruar Marrëveshjen për Bashkëpunim Operacional dhe Strategjik me EUROPOL-in. Në takim, Bojmacaliev dhe Tasevski u informuan për rritjen e konsiderueshme prej 45% të lëndëve të hapura në këtë Sektor, si dhe për lidhjen me SIENNA, mjet komunikimi për të cilin të punësuarit tanë janë të trajnuar dhe mund të kryejnë trajnime.

    Në fund të takimit, Bojmacaliev dhe Tasevski shprehën mirënjohje për udhëheqësinë e Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor pranë BSP-së, duke iu uruar edhe më shumë suksese në punën policore e cila është në kompetencë të tyre. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Strasburg, vendim historik për klimën

    Lajmi i rradhës

    Mjekët specialistë vazhdojnë me grevë, thonë se nuk kanë prapavijë politike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë