Gjatë përleshjes me protestuesit, lëndohen disa ushtarë të KFOR-it në Zveçan të Kosovës

    Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre. Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi, shkruan REL.

    Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan. Paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.  
    1. Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan. Paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.
    Gaz lotsjellës, flakë dhe shtëllunga tymi kanë përfshirë zonën, ndërkohë që dëgjohen edhe sirena dhe detonime.  
    2. Gaz lotsjellës, flakë dhe shtëllunga tymi kanë përfshirë zonën, ndërkohë që dëgjohen edhe sirena dhe detonime.
    Gjatë operacionit u dëgjuan shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.  
    3. Gjatë operacionit u dëgjuan shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.
    Policia e Kosovës nuk ka qenë e pranishme në momentin e intervenimit të KFOR-it kundër protestuesve serbë në Zveçan.
    4. Policia e Kosovës nuk ka qenë e pranishme në momentin e intervenimit të KFOR-it kundër protestuesve serbë në Zveçan.
    Presidenjta e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se tensionet në veri po shkaktohen “nga strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale” të cilët kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët.
    5. Presidenjta e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se tensionet në veri po shkaktohen “nga strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale” të cilët kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët.
    Që nga mëngjesi i 29 majit, grupe të serbëve kanë protestuar në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.  
    6. Që nga mëngjesi i 29 majit, grupe të serbëve kanë protestuar në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
    Tensionet u rindezën në komunat veriore të Kosovës pasi kryetarët e dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit - të gjithë shqiptarë - u kundërshtuan nga serbët lokalë.
    7. Tensionet u rindezën në komunat veriore të Kosovës pasi kryetarët e dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit – të gjithë shqiptarë – u kundërshtuan nga serbët lokalë.
    Lajmi Paraprak

    UNIVERSITETI I TETOVËS ANULON KONKURSIN PËR REKTOR, SHKAK SHKELJET LIGJORE DHE STATUTARE

    Lajmi i rradhës

    ASh dhe Grupi i Zjarrit refuzojnë frontin opozitar të inicuar nga Lëvizja Besa

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë