Gjendet drogë në Shkup, arrestohen shtatë persona

    Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup kanë kryer kontrolle në disa objekte hotelierike dhe kontrolle të disa personave dhe automjeteve të pasagjerëve. Shtatë persona nga Shkupi janë privuar nga liria tek të cilët janë gjetur marihuanë, kokainë dhe tableta ekstazi.

    Gjegjësisht, te M.Gj.(33) dhe D.D.(31) është gjetur marihuanë, te K.T. (33) dhe E.I. (24) u gjet substancë pluhur i bardhë, te S.I. (48) u gjet “ekstazi”, te I.S. (24) u gjet kokainë, te S.S. (25) pluhur i bardhë.

    Personat janë ndaluar dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të ngrihet kallëzimi përkatës.

    Lajmi Paraprak

    DW: Rama i kërkoi SPAK-ut të hetojë ish-kryeministrin Berisha | Opozita e quan presion

    Lajmi i rradhës

    “Lidhja e gazit me Greqinë do të sigurojë pavarësinë energjetike”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë