Gjendet kanabis në një arrë në Jançishte të Tetovës

    Një arrë të mbjellur me kanabis gjeti policia  në Jançishte të Tetovës.  Për dy ditë ky është rasti i dytë i tillë prejse një ditë më parë në Tearce ishte gjetur një arrë me qindra  fidane kanabis.

    “Në periudhën nga ora 14:00 deri në 17:00, gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, nëpunësit policor nga SPB Tetovë në vendin e quajtur “Breshçinja”, në hyrje të  fshatit Jançishte të Tetovës, në një arrë kanë gjetur mbjellje të kanabisit. Është kryer ekspertizë, ndërsa të mbjellat janë hequr për procedurë të mëtutjeshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet padi përkatëse”, informojnë nga SPB Tetovë.

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut në gjendje krize për shkak të zjarreve

    Lajmi i rradhës

    Edhe Qyteti i Shkupit ndanë nga 10 mijë denarë shpërblime për zjarrfikësit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë