Edhe Qyteti i Shkupit ndanë nga 10 mijë denarë shpërblime për zjarrfikësit

    Qyteti i Shkupit do të ndajë nga 10.000 denarë 194 zjarrfikësve të cilët janë pjesë e tre ekipeve që me tre automjete të Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit, të shoqëruar nga tre cisterna me ujë, marrin pjesë në shuarjen e zjarreve që e përfshinë Republikën të Maqedonisë së Veriut.

    Nga pres-shërbimi i Qytetit të Shkupit informojnë se shpërblimet në para u jepen për shkak të angazhimit të tyre të jashtëzakonshëm në shuarjen e zjarreve dhe jashtë qytetit, pra sakrificën e tyre për të ndihmuar banorët dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në shuarjen e zjarrit që ka prekur Nagoriçane të Vjetër, Koçanin dhe Pehçevën.

    Për të mundësuar kushte më të mira dhe më të sigurta të punës për zjarrfikësit, siç theksojnë ata, Qyteti i Shkupit vazhdimisht investon në potencialin njerëzor, por edhe në infrastrukturën e mbetur si pajisje dhe automjete të reja, moderne dhe më të sigurta për Brigadën e zjarrfikësve.

    Lajmi Paraprak

    Gjendet kanabis në një arrë në Jançishte të Tetovës

    Lajmi i rradhës

    Ministri Bekteshi paralajmëron rikthimin e masave kufizuese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë