Gjendja me mbeturinat në Çair, akoma lë për të dëshiruar

    Një kontejner i përmbysur dhe mbeturina të cilat nuk duhet të hidhen para kontejnerëve, ishte pamja e parë në Çair të Shkupit. Gjendja nuk është aq alarmante siç ishte javë më parë, por përsëri ka deponi jolegale të cilat janë shumë afër hyrjeve të ndërtesave dhe qytetarët çdo ditë duhet të përballën me këtë pamje. Disa fajësojnë Higjienën Komunale ndërsa disa tjerë fajësojnë qytetarët e pa ndërgjegjshëm të cilët hedhin edhe inventarë shtëpiakë afër kontejnerëve.

    “A u pastrua Çairi nga mbeturinat apo vazhdon të jetë i njëjtë? Nuk është siç ishte më herët por ka ndryshuar për më mirë. Dhe shkojnë punët për të mirë. Punëtorë nuk kishin mjaftueshëm dhe kjo ndoshta ka ndikuar por edhe vetëdija e popullit por edhe udhëheqësit që janë aty”, deklaroi një qytetar.

    “Ja shihe, nuk është pastër. Ku është faji sipas jush? Faji ku është nuk e di, disa qytetarë i hedhim brenda disa tjerë i hedhin jashtë, faji është edhe tek qytetarët”, tha një tjetër qytetar.

    “Unë më herët jetoja këtu në Fushë Topanë dhe tani jam në Gjermani. Pamja është e tmerrshme. Nëse krahasoni atje dhe këtu si është? E tmerrshme, para 30 viteve kur u largova ishte më mirë se tani”, u shpreh një qytetare.

    120 punëtoret sezonal të Higjienës Komunale u miratuan nga Këshilli i Qytetit të Shkupit më 29 gusht për shkak të kaosit të krijuar në kryeqytet me mbeturinat në të gjitha lagjet e Shkupit. Por deri kur do të jenë të angazhuar këta punëtorë sezonal në Higjienën Komunale, nuk morëm përgjigje. Pas miratimit të 120 punëtoreve sezonal në Higjienën Komunale gjendja në kryeqytet u stabilizua por edhe më tej vazhdojnë disa nga lagjet e kryeqytetit të përballën me mbeturina rreth kontejnerëve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Nikollovski për mungesën e flamurit të RMV-së në Sofje: nuk u treguan të civilizuar

    Lajmi i rradhës

    Milani do të shkarkojë Fonsecan në rast të humbjes në derbi ndaj Interit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë