Ksamili, i preferuari i britanikëve | Destinacioni i tretë në listën e 20 më të kërkuarave

    Ksamili, është duke u shndërruar ne epitominë e turizmit shqiptar nga mediat britanike, por edhe më gjere, si një destinacion surprize për industrinë evropiane te turizmit.

    Sipas agjencisë prestigjioze të rankimit të resorteve turistike në mbarë botën ku çdo turist e konsideron si reference për te mësuar se sa i vlefshme është një resort apo hotel në mbarë botën, Tripadvisor, ka renditur resortin e Ksamilit, si të tretin me të preferuarin nga 20 destinacione turistike në mbarë botën për pushuesit britanik për këtë vit.

    Ne shkrimin me titull: “Të gjithë do shkojmë me pushime në Shqipëri”. Resorti i mrekullueshëm ne Ballkan i bashkohet listës se Tripadvisor ndër 20 më të kërkuarit për britaniket”, tabloidi me anti-shqiptar ne informim, Daily Mail, detyrohet te raportojë lajmin për Ksamilin, ku thekson se ky resort vjen pas plazhit të Badesit në Sardenja të Italisë, dhe qytetit malor të Hakone-machi në Japoni.

    Duke e shoqëruar shkrimin me pamje mjaft mbresëlënëse të Ksamilit, Tripadvisor shpjegon se Ksmaili është një hyrje e re për 2023-shin, duke theksuar se ”më pak i famshëm se destinacione të tjera evropiane, rëra e bardhë e Ksamilit dhe ujërat e kristalte, bën që destinacione të tjera më të njohura bregdetare, të ndihen të frikësuara nga konkurrenca e Ksmailit”.

    Si kurrë me pare, kohet e fundit, mediat britanike, por jo vetëm, Ksmailin e rendisin si të parin resort turistik kur flasin apo i referohen turizmit shqiptar të zbuluar rishtazi, i cili mbetet ende mister për potencialin e fuqishëm të turizmit britanik. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Nediq: Një qeveri e përgjegjshme do të mund të na nxirrte nga kjo situatë me korrupsionin

    Lajmi i rradhës

    Eskobar: Nuk po kërkojmë nga opozita ta mbështesë kryeministrin, por të mbështesë rrugën euroatlantike të RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë