Gjenocidi në Namibi | Gjermania kërkon falje, do të paguajë 1,1 miliardë euro

    Heiko Maas, ministri i jashtëm gjerman, ka deklaruar ditën e sotme se vendi ka marrë një vendim zyrtar, duke njohur gjenocidin që ushtria ka bërë në zonën e Namibisë, në fillim të shekullit të XX. Ministri nënvizoi se ky vendim, është ndërmarrë nga Gjermania si një gjest i njohjes së vuajtjeve të mëdha që ka kaluar. Veç pranimit, Gjermania do të ndërtojë një fond prej 1.1 miliardë euro, i cili do i dorëzohet Namibisë.

    “Që nga sot, Gjermania dhe zyrtarët e saj do t’i quajnë ngjarjet në Namibi ashtu si i shikojnë nga perspektiva e sotme, dhe kjo është gjenocid”- tha Maas, për “The Guardian”.

    Ai theksoi se është detyra e Gjermanisë të kërkojë falje dhe namibianët dhe pasardhësit e viktimave të gjenocidit.

    “Në përputhje me angazhimin moral dhe historik të Gjermanisë, ne do të kërkojmë falje nga Namibia dhe pasardhësit e viktimave për krimet që kemi kryer”, thekson Maas.

    Gjermania, më saktësisht Perandoria e atëhershme Gjermane, drejtoi zonën e Namibisë midis 1884 dhe 1915. Gjatë periudhës, forcat ushtarake gjermane vranë mijëra anëtarë të komuniteteve Herero dhe Nama dhe numri më i madh i viktimave u regjistrua në vitin 1904, kur Gjenerali gjerman Lothar von Trotha u dërgua në Namibi për të shuar rebelimin e komunitetit Herero.

    Lajmi Paraprak

    Osmani: Qasja jonë është për të ndërtuar marrëdhënie të besueshme me Bullgarinë

    Lajmi i rradhës

    Biografia e Frida Kahlos, artistja që pikturoi jetën e saj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë