Gjeorgjiev: Përkeqësohen marrëdhëniet mes dy shteteve, shkak hapja e klubeve në RMV dhe në Bullgari

    Bashkëkryesuesi i komisionit maqedono-bullgar për çështje historike, Dragi Gjorgjiev, tha se edhe pse hapja e klubeve bullgare në Maqedoninë e Veriut dhe anasjelltas ka për qëllim të përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, kjo temë nuk ndikon në punën e komisionit.

    Ai shtoi se e vetmja gjë që aktualisht zvarrit punën e tyre, është situata e paqartë politike në Bullgari. Ekspertët ende nuk janë marrë vesh për figurën e Goce Delçev.

    Është evidente që hapja e atyre klubeve, sidomos atyre bullgare në Maqedoni, kanë qëllim tjetër, gjegjësisht t’i përkeqësojnë marrëdhëniet mes maqedonasve dhe bullgarëve, dhe këtu dukshëm bëhet fjalë për një politikë të qëllimshme, e cila ndoshta kryhet në disa qendra tjera, jashtë Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

    Kontesti politik në Bullgari ndikon në punën e komisionit dhe unë mendoj se anëtarët e Komisionit nga ana e Bullgarisë në një far mënyrë e ngadalësojnë punën e komisionit. Është evidente se situata e paqartë politike në Bullgari ndikon tek ata që disa punë të shkojnë më ngadalë”, tha Dragi Gjorgjiev për Radio Evropa e Lirë.

    Lajmi Paraprak

    Qindra banorë të Buzallkovës në Veles, vuajnë për ujë të pijshëm

    Lajmi i rradhës

    Shtëpi pushimi në Kodrën e Diellit – ndërmjet dëshirës dhe uzurpimit

    Lajme tjera

    A do të ringritet LSDM-ja?

    Branko Crvenkovski, Vllado Buçkovski, Radmila Shekerinska, Zoran Zaev, Dimitar Kovaçevski… LSDM pret të vazhdojë serinë e liderëve, këtë…
    Më tepër

    Vonohet TVSh-ja

    Në vend që të kthehet për një muaj, shteti po vonon për disa muaj TVSH-në për biznesin. Kompanitë…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë