Policët e Idrizovës, frikë për sigurinë e tyre?!

    Dhjetëra policë të Burgut të Idrizovës në Shkup, si mëson jozyrtarisht Alsat kërkojnë pushime mjekësore ose dorëheqje nga vendi i punës, për shkak se ndjehen të pasigurt për veten dhe për familjarët e tyre. Disa nga policët siç bëhet e ditur në rrugë jozyrtare madje janë të kërcënuar dhe ndjehen të pambrojtur andaj nuk dëshirojnë të vazhdojnë me punë.

    Alsat kërkoi qëndrim nga drejtoria e burgut, por si drejtori Zoran Jovanovski ashtu edhe zëvendësdrejtori Femi Jonuzi nuk u përgjigjen thirrjeve për ankesat e vazhdueshme të policëve të burgjeve se ndjehen të rrezikuar.

    Drejtori i Sanksioneve Jovica Stojanoviq tha se nuk ka informata për një gjë të këtillë. Alsat, po ashtu, mëson jozyrtarisht se mungon edhe komunikimi i institucioneve përkatëse, respektivisht komunikim mes drejtorit të sanksioneve Stankoviq dhe ministrit të drejtësisë  Krenar Lloga.

    Sipas burime të Alsat, për më shumë arsye, një javë më parë ministri ka kërkuar shkarkimin e drejtorit të drejtorisë së Sanksioneve, Jovica Stankoviq, i cili konsiderohet edhe burim i problemeve në burgje.

    Lajmi Paraprak

    “A bëni çdo natë mish në shtëpi? – Jo nuk vendosim çdo natë se nuk mbërrihet” / Qytetarët ankohen për rritjen e çmimit të mishit

    Lajmi i rradhës

    Tetovë, 22-vjeçari nga viti 2022 ka rrahur dhe ka mbajtur të mbyllur në dhomë partneren e tij të pamartuar 19-vjeçare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë