Gjermania arriti kuotën 60% të vaksinimit të popullsisë

    Më shumë se 50 milionë gjermanë e kanë marrë ndërkohë dozën e dytë të vaksinimit. Shifrat u publikuan sot nga Ministria e Shëndetësisë në Gjermani, shkruan DW.

    Më shumë se 60% e njerëzve në Gjermani janë të vaksinuar plotësisht kundër Covid-19. Dozën e dytë të vaksinës e kanë marrë afërsisht 50 milionë persona në Gjermani, që do të thotë 60,1% e popullsisë. Njoftimi erdhi sot nga Ministria e Shëndetësisë në Gjermani. Kurse 65% ose 54 milionë persona janë vaksinuar të paktën një herë.

    Kuota e vaksinimit ndryshon sipas landeve. Në Bremen për shembull janë vaksinuar më shumë se 74% e qytetarëve. Kurse në Saksoni kjo kuotë është më e ulët, rreth 54% e qytetarëve janë vaksinuar në këtë land njëherë, 51,4% dy herë.

    “Çdo vaksinë na ndihmon që ta kalojmë së bashku me shëndet të mirë vjeshtën dhe dimrin”, shkroi ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn (CDU) në twitter.

    Lajmi Paraprak

    Njerëzit po evoluojnë më shpejt se kurrë më parë

    Lajmi i rradhës

    Trendet e syzeve për vjeshtë, pesë modelet që duhet të provoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë