Gjermania: G7 të fokusohet në rimëkëmbjen ekonomike

    Gjermania dëshiron që ta shfrytëzojë kryesimin e Presidencës së Grupit të Shtatë vendeve (G7) që të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia e koronavirusit dhe të forcojë përpjekjet për përmirësimin e mbrojtjes së mjedisit.

    Kështu tha më 1 janar ministri gjerman i Financave, Christian Lindner.

    “Gjermania ka marrë kryesimin e Presidencës së G7-s për vitin 2022 – shtetet e G7-s qëndrojnë për liri, demokraci dhe përparim”, shkroi në Twitter Lindner.

    “Duke pasur këtë në mendje, ne duhet ta tejkalojmë pandeminë dhe të nxisim rimëkëmbjen ekonomike globale”, shtoi ai.

    Lindner është lider i partisë Demokratët e Lirë, që është partnerja e vogël e koalicionit të Qeverisë gjermane, të kancelarit Olaf Scholz.

    Ministri i Financave tha po ashtu se ai dëshiron që në takimet e ardhshme të ministrave të Financës së G7-s, agjenda e bisedimeve të përqendrohet në çështjen e digjitalizimit dhe ndryshimeve klimatike. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Menaxhimi i dobët i prodhimit të energjisë elektrike ka çuar në shpalljen e krizës energjetike në vitin 2021

    Lajmi i rradhës

    Vetëm 40 për qind e popullsisë në Maqedoni është vaksinuar, OBSh e pakënaqur sepse nuk arriti ta përmbushë objektivin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë