Menaxhimi i dobët i prodhimit të energjisë elektrike ka çuar në shpalljen e krizës energjetike në vitin 2021

    Nëse vitin e parë të kaluar në pandemi do e mbajmë mend për krizën shëndetësore dhe ekonomike, viti i dytë 2021 me siguri do të lërë gjurmë sa i përket krizës energjetike.

    Nga fillimi deri në mesin e vitit, askush seriozisht nuk ka paralajmëruar se cunami energjetik do e godiste Evropën. Në gjashtë muajt e parë, në nivel global, kërkesa për energji elektrike është zvogëluar shumë, dhe me këtë edhe prodhimi ishte larg normales.

    Në Maqedoni, në fund të korrikut, energjia elektrike për amvisëri u rrit për 7,4 për qind, ose mesatarisht në një faturë prej 1.500 denarë, është rritur për 100 denarë. Në të njëjtën kohë, qeveria vendosi të ulë TVSH-në e energjisë elektrike nga 18% në 5% për një vit. Vendimi është i vlefshëm nga data 1 korrik 2021 deri në të njëjtin muaj të vitit 2022.

    Në dy muajt e ardhshëm, nga Qeveria nisën të vinin sinjalet e para se prodhimi vendor i energjisë elektrike është në rënie, hidrocentralet janë boshatisur nga thatësira dhe gjithnjë ka më pak qymyr për termocentralet. Ndodhi edhe Importi intervenues i energjisë elektrike dhe kjo ka qenë shenja e parë që puna nuk po shkon siç duhet.

    Në periudhën e thatë, termocentralet shtetërore prodhonin 30 për qind më shumë energji elektrike se sa ishte planifikuar në nivel vjetor, gjë që ekspertët e quajtën kulmi i punës joekonomike. Së pari, krizën energjetike e ndjenë kompanitë që merrnin fatura më të larta të energjisë elektrike me të paktën 60 për qind, për shkak të tregut të lirë ku blejnë energji elektrike, që diktohet nga bursat botërore. Atje erdhi deri te rritja e lartë e çmimit.

    Për tejkalimin e krizës, Qeveria vendosi të tentojë të importojë një sasi të konsiderueshme qymyri dhe ta vërë në funksion bllokun e tretë të TEC Manastirit, termocentralin Osllomej dhe termocentralin e Negotinës, i cili punon me mazut, por që me vite nuk ka prodhuar energji elektrike.

    Ekspertët e energjisë kanë paralajmëruar vazhdimisht se çmimi për amvisëritë nga Viti i Ri do të rritet seriozisht. Por institucionet shtetërore pretendojnë se rritja nuk do të jetë më shumë se 10%.

    Vetëm në pak muaj dëmi i deritanishëm nga kriza energjetike shkon në mbi 250 milionë euro. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Ti meriton një dashuri që…”

    Lajmi i rradhës

    Gjermania: G7 të fokusohet në rimëkëmbjen ekonomike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë