Gjermania ka mungesë të fuqisë punëtore

    Me qëllim që të shmangë mungesën e punëtorëve, në Gjermani duhet të ndodhë një migrim i shkallës së gjerë.

    Kështu deklaroi ministri i Ekonomisë, Robert Habeck i cili argumentoi se mungesa e fuqisë punëtore minon produktivitetin dhe vë në rrezik tranzicionin e suksesshëm të energjisë.

    “Ne tani kemi 300,000 vende të lira të punës dhe ne presim që ky numër të arrijë deri në një milion”, tha ai të martën gjatë një konference për media.

    “Nëse nuk arrijmë të mbushim zbrazëtirën, ne do të kemi probleme reale të produktivitetit”, shtoi ai.

    Habeck tha se trajnimet për punë do të ndihmonin shumë, por migrimi më i madh do të jetë thelbësorë “për inxhinierët, zejtarët” dhe profesionet e tjera./REL/

    Lajmi Paraprak

    MSh informon: Fillimi i vitit shkollor do të varet nga gjendja epidemiologjike në vend

    Lajmi i rradhës

    Hodges: NATO-ja duhet të përsërisë disa herë që misioni i KFOR-it në Kosovë është për të qëndruar dhe se nuk do të largohet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë