MSh informon: Fillimi i vitit shkollor do të varet nga gjendja epidemiologjike në vend

    Ministria e Shëndetësisë informon opinionin se anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) në mbledhjen e sotme kanë diskutuar për më shumë propozim masa, për të cilat në mënyrë plotësuese do të sillen vendime dhe konkluzione.

    Gjatë mbledhjes së Komisionit u shqyrtua propozimi për shkurtimin e kohës së izolimit të personave pozitiv nga testimi i SARS-Cov-2 të cilët janë raste a-simptomatike. Për këtë propozim anëtarët do të sjellin vendim pas një diskutimi i cili do të pasoj ditëve në vijim.

    Gjatë mbledhjes së sotme KSI-ja gjithashtu shqyrtoi edhe mundësin eventuale për ndryshimin e fillimit të gjysmë-vjetorit të dytë 2021/2022. Vendimi për këtë do të sillet pak para fillimit të gjysmë-vjetorit të dytë, me çrrastë vendimtare do të jetë gjendja epidemiologjike në vend. Megjithatë çdo vendim eventual për fillimin e gjysmë-vjetorit të dytë do të jetë në pajtim me Ministrinë e Arsimit.

    Lajmi Paraprak

    Vizita e kryeministrit bullgar shtyhet për një afat të pacaktuar

    Lajmi i rradhës

    Gjermania ka mungesë të fuqisë punëtore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë