Gjermania: Nuk varemi më nga energjia ruse

    Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, ka thënë se Gjermania nuk varet më nga importet ruse për furnizimet me energji.

    Linder ka thënë se Gjermania e ka diversifikuar plotësisht infrastrukturën e energjisë, prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë vitin e kaluar.

    Pas nisjes së luftës, Rusia e ka ndalur furnizimin me gaz në Evropë, duke rritur shqetësimet e evropianëve për ndërprerje të rrymës këtë dimër.

    Mirëpo Gjermania ka gjetur burime të reja të energjisë, ka thënë Lindner.

    “Po, natyrisht se Gjermania është ende e varur nga importet e energjisë, por sot, jo nga importet ruse, por nga tregjet globale”, ka thënë ai.

    Në të kaluarën, Gjermania ka importuar nga Rusia gjysmën e gazit që i është nevojitur, si dhe më shumë se një të tretën e naftës.

    Rusia i ka ndalur furnizimet me gaz në gusht të vitit të kaluar, derisa Gjermania ka hequr dorë nga importet e naftës ruse në fillim të këtij viti.

    Në garë për të gjetur burime të energjisë, Gjermania ka rihapur termocentralet me thëngjill, nuk i ka mbyllur centralet bërthamore dhe ka shtyrë përpara idetë për magazinim të gazit natyror që importohet nga Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara.

    Lajmi Paraprak

    Për një kafshim nga qentë endacakë në Tetovë do të ketë nga 5 – 15 pikë, më pas në bazë të tyre do të merrni dëmshpërblim

    Lajmi i rradhës

    Falsifikimi i nënprodukteve të qumështit në Shqipëri, prova sesi mund ta zbuloni nga shtëpia

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë