Gjermania shkon drejt ‘koalicionit semafor’, hapet rruga e bisedimeve

    Gjermania duket se po shkon drejt një koalicioni ‘semafor’, që nënkupton qeveri të drejtuar nga Socialdemokratët e SPD, në koalicion me Të Gjelbrit dhe Liberalët e FDP.

    Gazeta BILD se drejtuesit e këtyre tre partive kanë rekomanduar nisjen e bisedimeve për koalicionin.

    Kandidati për kancelar, Olaf Scholz i Socialdemokratëve tha se në qendër të koalicionit do jetë projekti për modernizimin më të madh industrial që ka bërë Gjermania në 100 vite.

    Tre partitë kishin zhvilluar edhe të paktën dy takime të tjera eksploratore.

    Ndërkohë ky lajm vjen në kohën kur një sondazh sugjeron se shumica e gjermanëve duan një koalicion të udhëhequr nga Socialdemokratët.

    62 përqind e gjermanëve thuan se duan një qeveri të formuar nga tre partitë me ngjyrat përfaqësuese të semaforit.

    SPD fitoi zgjedhjet në Gjermani me një diferencë shumë të vogël ndaj rivalëve të CDU.

    Lajmi Paraprak

    “Sonte mund të shkruaj vargjet më të trishta në botë”

    Lajmi i rradhës

    Jotova: Bullgaria ka të drejtë në pozicion të fuqishëm ndaj RMV-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë