Gjithçka prej ari | Momenti kur talibanët pushtojnë vilën luksoze të liderit ushtarak të Afganistanit (VIDEO)

    Teksa arritën të marrin nën kontroll qytetin verior Mazar-I-Sharif, talebanët mësynë edhe në vilën luksoze të liderit ushtarak të Afganistanit, Rashid Dostum.

    Në videot e publikuara në internet, talebanët duken teksa ulen në mobiliet prej ari. Rashid Dostum ka qenë aleati kryesor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë 20 viteve të fundit në luftën ndaj talebanëve. Dostum është edhe themeluesi i partisë Junbish-e.

    Mëngjesin e së dielës, talebanët kanë arritur të marrin kontrollin e Jalalabadin, kryeqytetin e Provincës Nangarhar të Afganistanit. Po ashtu, raportohet se ata kanë nën kontroll të gjitha pikat kufitare të Afganistanit, rruga e vetme për të dalë jashtë vendit është vetëm aeroporti i Kabulit.

    Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Afganistanit, njoftoi se talebanët kanë rrethuar Kabulin dhe tashmë kanë nisur ofensivën për të marrë kryeqytetin. Sipas tij, talebanët janë duke hyrë nga të gjitha anët në Kabul. Associated Press, teksa citon zyrtarë që kanë folur në kushte anonimiteti, raporton se deri tani nuk ka pasur luftime.

    Gjithçka prej ari/ Momenti kur talibanët pushtojnë vilën
    Gjithçka prej ari/ Momenti kur talibanët pushtojnë vilën

    Lajmi Paraprak

    Osmani: Pa asnjë hezitim pranova kërkesën për strehimin e afganëve

    Lajmi i rradhës

    Infektologu Fadil Cana kritikon masat e reja kundër Covid-19 në Maqedoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë