Gjithë shtëpinë ta “fusësh” në një valixhe! Si duket të ikësh nga vendlindja si refugjat?

    Fotografia: Getty Images

    Familja tre-anëtarëshe nga Kharikvi ka një javë që qëndron në Maqedoni. Kristina nuk ka baba, kurse gjyshi dhe gjyshja nuk kanë dalë nga Kharkivi.

    “7 ditë ishim në bodrum, aty fshiheshim. Vëllai im donte të dilte, kishim shumë frikë. Shoku im i klasës me familjen e tij na çuan në Mirborot dhe prej atje filluam udhëtimin jashtë vendit”, tha Kristina refugjate nga Harkovi, Ukrainë

    Udhëtimi pa një destinacion të saktë përfundimtar, ka filluar nga Kharkivi, përmes Mirgorotit, Lvivit, dhe Uzhgorodit. Pastaj nga Hungaria me tre trena deri në Serbi, e nga Serbia me veturë deri në Maqedoni. Me tren kanë udhëtuar 14 orë duke qëndruar në këmbë.

    “Shtëpia jonë nuk ka dritare, por kjo është shtëpia jonë dhe do të kishim dashur të kthehemi atje, sepse atje është e bukur, tani jemi në një vend të huaj”, shtoi Kristina.

    Kristina me nënën dhe vëllain e saj po qëndrojnë te kjo zonjë, e cila thotë se paraprakisht ishin akomoduar në një hotel në Veles, por në pamundësi ta paguajnë, kanë kërkuar nga ambasada që t’u gjejë akomodim tjetër.

    “Kur mbërritën kishin me vete disa qese, ishin të traumatizuar, të uritur, shkonin në pasiguri, nuk dinin ku shkonin, nuk dinin me kë do të jenë në shtëpinë time, kush do t’i mirëpresë, si do të mirëpriten, si do të pranohen. Disa ditë janë te unë. Erdhën pa rroba, atë që e kishin veshur ishte gjithçka që kishin”,tha Kristina.

    Për momentin në Maqedoni ka 390 ukrainas të cilët qëndrojnë te miqtë, vullnetarë apo familjarë. Nga Shoqata e ukrainasve në Maqedoni thonë se akomodim për refugjatët që vijnë kërkojnë nga ambasada ukrainase.

    “Nuk kemi informacion nga shteti se ku mund të akomodohen. Bisedoj me njerëz të cilët ofrojnë ndihmë, ndonjë banesë, shtëpi ku mund t’i akomodojmë, kurse pastaj dalin probleme të tjera: shtëpia nuk është e pastër, është e ftohtë. Është mirë që ka, por nuk mundemi të bëjmë gjithçka vetëm ne si shoqatë”, shpjegoi Aleksandr Urbanoviq, Kryetar i Shoqatës së Ukrainës në Maqedoni. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Schwarzenegger: Putin, ndaloje këtë luftë! (Video)

    Lajmi i rradhës

    Tregtarët në RMV të pakënaqur me fitimin, blerësit ankohen për çmimet e larta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë