Vangelov: Nuk do të hiqet vetoja bullgare deri në qershor

    Anëtari i Komisionit të përbashkët për Histori Ognen Vangelov vlerëson se nuk do të hiqet vetoja bullgare deri në qershor.

    “Personalisht, mendoj se do të jetë e vështirë të hiqet vetoja bullgare deri në qershor. Vështirë është të vihet deri te një marrëveshje e tillë. Nuk e di saktësisht se çfarë po negociohet. Ne në Komision po diskutojmë për gjëra të tjera dhe nuk i di detajet e negociatave”, thotë Ognen Vangelov për emisionin “Samo Vistina”.

    Vangelov nuk pret ndonjë përparim deri në qershor.

    “Personalisht nuk më tregon asgjë se do të ndodhte një gjë e tillë. Që nga ardhja e kryeministrit bullgar në krye të qeverisë, është tentuar që temat të kalojnë në sektorë të tjerë dhe të lëmë mënjanë Komisionin tonë, që është një veprim i mirë. Nëse Komisionit i lihet të zgjidhë problemet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë për fillimin e negociatave me BE-në, vështirë se mund të ndryshohet në të ardhmen e afërt. Ato gjëra dhe procese kërkojnë afat më të gjatë për zgjidhje, tha Vangelov.

    Sipas tij, nuk ka ndërhyrje direkte nga qeveria në punën e Komisionit.

    “Nuk ka as pjesëmarrje direkte, as ardhje në mbledhje”, tha Vangelov.

    Lajmi Paraprak

    Paga minimale në RMV ka shkaktuar pakënaqësi dhe greva

    Lajmi i rradhës

    Një pjesë e komunave në RMV do të paguajnë gati një milion euro për punësime të përkohshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë