Gjithnjë e më shumë qytetarë në RMV po përdorin internet përmes rrjetit optik

    Numri i abonentëve me qasje në internet përmes rrjetit optik në tremujorin e katërt të vitit 2025 ka arritur në 228.581, që paraqet rritje prej 2,57% krahasuar me tremujorin paraprak dhe 14,24% në nivel vjetor, tregojnë të dhënat e Agjencia për Komunikime Elektronike.

    Sipas raportit, numri i përgjithshëm i abonentëve të internetit me shpejtësi të lartë ka qenë 555.415, me rritje prej 0,92% krahasuar me tremujorin e tretë dhe 1,61% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

    Rrjeti optik mbetet teknologjia më e përdorur për qasje në internet, me një pjesëmarrje prej 41,15%.

    Në telefoninë mobile janë regjistruar 1,99 milion abonentë aktivë, ku pjesën më të madhe të tregut e kanë Telekom dhe A1.

    Numri i abonentëve të shërbimeve televizive ka arritur në 443.780, me rritje të shërbimeve IPTV dhe rënie të televizionit kabllor dhe atij digjital tokësor.

    Lajmi Paraprak

    Si të menaxhojme emocionet negative për të ndaluar ngrënien e tepërt

    Lajmi i rradhës

    Mungesa e karburantit godet Rusinë si pasojë e sulmeve ukrainase ndaj rafinerive

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë