“Gjoba më të larta për dëmtuesit e mjedisit jetësorë”

    Fotografia: Ilustruese

    Gjoba më të larta dhe më shumë aktvendime gjyqësore për dëmtuesit e mjedisit jetësorë. Ky është rekomandimi i organizatave joqeveritare, të cilat alarmojnë se me gjoba të ulëta dhe vendime të pakta gjyqësore shkelësit e ligjit do të vazhdojnë të dëmtojnë ekologjinë në vend.

    Aleksandar Cekov, nga Qendra për kërkim dhe politikbërje, thotë se nga viti 2012 deri në vitin 2018 ka pasur vetëm një vendim penal ndaj një personi juridik për ndotje të mjedisit.

    “Fakt është se vendimet e pakta të gjykatave dhe shqiptimi i sanksioneve të ulëta ndaj personave fizik dhe juridik, në vend që ta pengojë i jep vrull kësaj qasje. Dhe është e qartë se duhet të bëhen ndryshime edhe në rregullativën ligjore, me qëllim të shqiptimit të gjobave më të ashpra ndaj atyre që kryejnë krime ekologjike”, tha Aleksandar Cekov – Qendra për kërkim dhe politikbërje.

    Darko Avramovski nga organizata “Të gjithë për gjykim të barabartë”, tha se Ligji për Mjedis Jetësor ka një sërë paqartësish, gjë që sipas tij mund të ndikojë në rritjen e korrupsionit në këtë sferë.

    “Ajo që është një nga rreziqet më të mëdha të detektuar në këtë ligj është mungesa e plotë e direktivave që kanë të bëjnë me pjesëmarrjen e publikut në këto proces. 36:34 Nuk ekzistojnë përkufizime të sakta për atë se kush mund të konsiderohet si publik i prekur, ndërsa debate publik organizohet vetëm për sa kohë që parashtrohet kërkesë nga publiku i prekur”, u shpreh Darko Avramovski- “site za pravicno sudenje”.

    Qytetarët e përfshirë në analizën e Platformës së organizatave qytetare kanë vlerësuar se pre valenca e korrupsionit në vend nga 1 deri në 10 është 9,27. Qytetarët janë përgjigjur se si forma më të shpeshta të korrupsionit hasin në keqpërdorim të detyrës zyrtare, nepotizëm dhe konflikt interesi. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Unifikimi i faqeve të institucioneve, Aliti: Projekt ka, por nuk ka asnjë lëvizje

    Lajmi i rradhës

    Troshanovski: Konflikti ruso-ukrainas, sfida më e madhe me të cilën është përballur Europa

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë