Gjobiten 91 shoferë për tejkalim shpejtësie, pa patentë dhe përdorim të telefonit gjatë vozitjes

    Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

    “Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 91 shoferë, prej të cilëve 7 janë për tejkalim shpejtësie, 19 për vozitje pa leje dhe 5 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Po ashtu janë shqiptuar 9 masa për mosregjistrim të automjeteve, 26 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 2 për kalim në të kuqe dhe 4 për motoçiklistët.

    Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

    Lajmi Paraprak

    Si e festojnë myslimanët Bajramin?

    Lajmi i rradhës

    Finlanda pritet të vendosë për anëtarësimin në NATO më 12 maj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë