Gjatë programit të mëngjesit në televizionin “Pink”, ish-ministrja serbe, Zorana Mihajloviq, e cila kohët e fundit po kthehet në jetën publike në Serbi, e pa të arsyeshme të sulmojë Novak Gjokoviqin për veprimin e tij në Wimbledon.
Tenisti tërthorazi ka mbështetur protestat e studentët kundër regjimit të president, Aleksandar Vuçiq dhe kjo ka shkaktuar reagime të mëdha.
— Dečak iz kraja (@Virim_iz_coska) July 5, 2025
Mediat pro-pushtetit kanë filluar ta gozhdojnë sportistin e tyre më të mirë duke lidhur edhe me Kosovën, raporton nova.rs.
“Keni deklaratën e Novak Gjokoviqit. Pa dyshim që është një sportist fantastik, por edhe tatimpagues i Monacos. Familja e tij është nga Kosova, ai fitoi në Wimbledon dhe merret me ‘pompat’ dhe shpjegon pse e bëri këtë. Fillimisht, fshihet pas fëmijëve – gjë që mendoj se është shumë e shëmtuar — dhe, së dyti, ai vihet në anën e atyre që kryejnë dhunë në këtë vend dhe mbështet ata që duan një Kosovë të pavarur”, deklaroi pa dorashka ish-ministrja.
Kujtojmë se sportisti festoi pas fitores në raundin e parë ashtu edhe në të dytën duke simuluar pompa, një shprehje që u bë simbol i protestave në Serbi që kanë vazhduar që nga dhjetori i vitit të kaluar.
Ndryshe, studentët me ndihmën e qytetarëve ka një javë që kanë paralizuar jetën në Serbi duke bllokuar rrugët dhe hekurudhat.