MPB: Nga e hëna do të lehtësohet procedura e marrjes së pasaportave

    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga e hëna do të lehtësohet procedura e marrjes së pasaportave në pikën e fotografimit në RTVM dhe Prolet në Shkup. Sipas MPB-së, qytetarët, pasaportat e të cilëve janë gati do të informohen përmes SMS porosive për t’i tërhequr ato.

    Ndërsa mund të kontrollojnë edhe në faqen e internetit mvr.gov.mk nëse dokumenti është gati. MPB-ja apeluar qytetarët që të mos u drejtohen sporteleve të MPB-së në këto dy pika nëse nuk kanë marrë porosi. Ndërsa në pikat e tjera në Shkup dhe qytete të tjera procedura vazhdon sikurse deri më tani.

    Nga ana tjetër Ministria e Brendshme ka njoftuar qytetarët se në pajtim me vendimin e fundit qytetarët nuk paguajnë për ekzemplarët për patentë shoferi dhe leje të qarkullimit, por pagesa e taksës administrative është e patjetërsueshme për shkak se Ligji për taksat nuk ka ndryshuar.

    MPB-ja paralajmëroi se do të propozohen ndryshime ligjore me qëllim që as taksa administrative të mos paguhet. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Gjykata Themelore Penale liroi nga akuzat ish deputeten Boneva

    Lajmi i rradhës

    Dokumentet personale, rikthehet ‘hallakama’ para sporteleve të MPB-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë