Gjuha shqipe, gazetarja: Pyetjet ia dërgova Qeverisë në shqip, përgjigjen e mora maqedonisht

    Gazetarja Fatlume Dervishi, e ftuar në emisionin “360 gradë”, e cila për një kohë të gjatë përcjell nga afër Zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve thekson përvojën e saj me institucionet në vend, përfshi edhe Qeverinë.

    Sipas saj kjo e fundit duhet detyruar institucionet që janë nën kompetencë të saj për të zbatuar në tërësi Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

    “Unë do marr një shembull, kur kam kërkuar këto dit qëndrim nga Qeveria, kam dërguar pyetjet e mia në shqip dhe mora përgjigjen në maqedonishte. Dhe mendoj se kjo tregon shumë për gjendjen reale në shumë institucione. Ajo që dua të them është se qeveria ka edhe detyrë të bëjë më tepër, si për sensibilizimin e njerëzve për të drejtën e tyre për përdorimin e gjuhës, ashtu edhe për të detyruar në një far mënyre institucionet, sidomos institucionet që janë në kompetencë të qeverisë për të zbatuar në tërësi Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe nuk duhet të kënaqemi me lëvizje të vogla në drejtim pozitiv të zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, sepse bëhet fjalë për një detyrim ligjor të institucioneve të një ligji i cili tashmë 3 vite është në fuqi”, tha Fatlume Dervishi, gazetare. 

    Lajmi Paraprak

    Hajdari-Qamili: Moszbatimi i gjuhës shqipe në institucione, vjen për shkak të paragjykimeve të udhëheqësve

    Lajmi i rradhës

    Në Maqedoni numri i martesave është zvogëluar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë