Hajdari-Qamili: Moszbatimi i gjuhës shqipe në institucione, vjen për shkak të paragjykimeve të udhëheqësve

    Profesoresha universitare Ajtene Hajdari-Qamili vlerëson se moszbatimi i duhur i gjuhës shqipe në institucionet e vendit mes tjerash vjen për shkak të paragjykimeve të udhëheqësve të caktuar të institucioneve përkatëse, posaçërisht kur bëhet fjalë për udhëheqës që nuk janë të palës shqiptare. Sipas saj nuk mban arsyetimi me mungesën e përkthyesve.

    “Po është e vërtet që ende nuk e ka arritur atë nivelin e duhur që duheshe të jetë në zbatimin e gjuhës shqipe në të gjitha institucionet, megjithatë vërtet në mentalitetin ballkanik është pak problem edhe paragjykimet me të cilat ne ballafaqohemi gjithmonë dhe kjo është arsyeja pse ne nuk kemi vullnet për ta zbatuar, dhe nuk do të kisha thënë që është problem i kuadrit për përkthyes, sepse sido që të jetë ne prodhojmë, kemi kuadër…Bëhet fjalë për udhëheqësit e institucioneve të cilët janë të palës joshqiptare, të cilëve u pengon thjeshtë, ua vret syrin nëse mbishkrimi i institucionit të tyre është i shkruar në shqip apo nëse komunikata, apo emërtimet e ndryshme dhe dokumentet, shkresat e tyre janë të shkruara në shqip”, deklaroi Ajtene Hajdari-Qamili, profesoreshë universitare.

    Lajmi Paraprak

    Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona, do të paraqesin projektin e ri për Superligën Europiane

    Lajmi i rradhës

    Gjuha shqipe, gazetarja: Pyetjet ia dërgova Qeverisë në shqip, përgjigjen e mora maqedonisht

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë