Gjukanoviq: “Ballkani Hapur” më shumë është marketing politik se sa iniciativë serioze

    Mali i Zi do të vazhdojë me evropianizimin e shoqërisë, pavarësisht se çfarë po ndodh me politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE), tha presidenti malazez, Milo Gjukanoviq në Forumin e Integrimit Ballkanik që po mbahet në Podgoricë.

    Ai deklaroi se Mali i Zi asnjëherë nuk ka e vënë në dyshim rrugën e saj evropiane dhe as cilit rreth kulturor dëshiron t’i përkasë.

    I pari i shtetit malazez gjithashtu tha se ideja e “Ballkanit të Hapur” nuk është formuluar në mënyrë konsistente dhe as nuk është ofruar në mënyrë të barabartë për të gjithë akterët, raporton rtcg.

    “Pyetja e madhe nuk është vetëm formulimi, por edhe besueshmëria e autorit të saj. Unë u bashkohem atyre që mendojnë se ky është më shumë një marketing politik, sesa një iniciativë serioze”, tha Gjukanoviq.

    Theksojmë se pjesë e iniciativës së “Open Balkan” aktualisht është Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut gjersa të njëjtën po e refuzojnë Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja-Hercegovina.

    Në këtë forum po merr pjesë edhe Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka deklaruar se integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor nuk ka alternativë.

    “Ka vetëm një alternativë – anëtarësimi i plotë. Procesi është shumë më i ngadalshëm nga sa shpresonim, por BE po përballet me shumë sfida”, tha Lajçak, i cili ditë më parë është takuar në Prishtinë me liderët shtetëror të Kosovës.

    Ndryshe, Forumi i Integrimit Ballkanik organizohet nga Lëvizja Evropiane në Mal të Zi dhe Friedrich-Ebert-Stiftung. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Komitova: Zjarri në autobusin e djegur është shumë i çuditshëm, është përhapur shumë shpejtë

    Lajmi i rradhës

    Historia e fotos së pavarësisë: Kur Shqipërisë ia këputën krahët e këmbët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë