Gjykata e Apelit do të debatojë për ankesat dhe dënimin me burg për Jovanovskin dhe Janevën

    Gjykata e Apelit në Shkup sot në seancë duhet t’i të shqyrtojë ankesat e aktgjykimit të shkallës së parë për rastin “Raket”, në të cilën Bojan Jovanovski – Boki 13 u dënua me nëntë, ndërsa ish-prokurorja speciale Katica Janeva me shtatë vjet burg.

    Gjykata e Apelit mund t’i konfirmojë dënimet me çka do të bëhen përfundimtare, ose lëndën ta kthejë përsëri në gjykim.

    Hetimin për rastin “Reket” prokurorja Vilma Ruskovska e hapi në korrik, ndërsa gjyqi filloi në nëntor 2019.

    Akuza u ngrit kundër tre personave. Në seancën e parë për këtë rast, i akuzuari Zoran Milevski-Kiçeec e pranoi fajin dhe në seancën tjetër ai u dënua me tre vjet burg. Dy të akuzuarit e tjerë, Jovanovski dhe Janeva, u deklaruan se janë të pafajshëm dhe ndaj tyre u zhvillua procedurë gjyqësore në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, në të cilën një seri e provave materiale dhe verbale u prezantuan nga Prokuroria.

    Vendimi me të cilin Jovanovski mori nëntë dhe Janeva shtatë vjet burg u shqiptua më 18 qershor 2020.

    Jovanovski dhe Janeva aktualisht janë në arrest shtëpiak.

    Lajmi Paraprak

    KSI: Ora policore të nis nga ora 24, të hapen qendrat e fitnesit ndërsa kafenetë të punojnë deri në ora 23:30

    Lajmi i rradhës

    A mund Kosova ta padisë Serbinë për gjenocid gjatë luftës?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë