Gjykata e Shkupit i dënoi me burg me kusht sulmuesit e ekipit gazetaresk 

    Gjykata Themelore Penale në Shkup i ka dënuar me dënim me kusht sulmuesit e ekipit të Televizionit Alsat.

    Aleksandar Nikollçev dhe Maja Karamanova e pranuan fajin, e pranuan akuzën në tërësi, u pajtuan me të gjitha vlerësimet dhe kualifikimet juridike që ka dhënë prokuroria për veprimet e tyre të 9 korrikut dhe i kërkuan falje publike dhe personale të dëmtuarve, gazetarit Avni Tahiri dhe operatorit Shenoll Hajredin. 

    “Maja Karamanova dhe Aleksandar Nikollçev shpallen fajtorë dhe dënohen me tre vjet burg me kusht, përkatësisht dënim me probacion për 1 vjet e tre muaj. Të dënuarit obligohen t’’ respektojnë masat, përndryshe dënimi me kusht zbatohet në dënim efektiv”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës Penale Shkup. 

    Televizioni Alsat e ka konsideruar si skandaloz këtë vendim. 

    Më 9 korrik, pranë një vendgrumbullimi të hekurit të vjetër në rrugën “Indira Gandi” në Shkup, të pandehurit, duke përdorur forcë, i penguan gazetarin dhe kameramanin e dëmtuar të televizionit Alsat M në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare, përkatësisht në raportimin për zjarrin që kishte shpërthyer në deponinë e hekurit në Vizbeg. 

    Shoqatat e gazetarëve brenda dhe jashtë vendit e kanë dënuar këtë rast dhe kanë bërë apel për zbardhjen e plotë të tij.

    Lajmi Paraprak

    Zonja Dibër

    Lajmi i rradhës

    OBSh paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë