Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut kërkon ndryshime kushtetuese me të cilat do zgjeroheshin kompetencat e saj sa i për ketë mundësive që qytetarët të mund të ngrenë padi kushtetuese. Me këto ndryshime Gjykata do të mund të shqyrtojë raste, për të cilat qytetarët shkojnë në gjykatat e Evropës. Këto shpjegime, në një intervistë për emisionin “Programi 200”, i dha Osman Kadriu, Gjykatës në Gjykatën Kushtetuese.
Ai tha se kjo kërkesë i është bërë gjithë subjekteve politike dhe meqë ka të bëjë me të drejtat dhe liritë e njeriut, pritet që partitë në parlamentin e ri ti mbështesin këto ndryshime. Ai gjithashtu tha se kërkesa për ndryshmet kushtetuese nuk duhet lidhur me ndryshmet e tjera kushtetuese që kanë të bëjnë me rrugëtimin e vendit në BE. Kadriu gjithashtu tha se ndaj Gjykatës Kushtetuese nuk ka ndikime politike dhe se merren vendime me mbi votime etnike.