Gjykata në Tiranë pengon qëllimisht regjistrimin e lëvizjes “Bashkë” si parti politike

    Gjykata e Tiranës nuk e ka regjistruar lëvizjen “Bashkë” si parti politike, kjo sipas Lëvizjes qëllimisht. Më konkretisht, gjykatësi Agron Zhukri është duke thyer çdo afat ligjor të njohjes së një partie, përcjell Nistori.

    “Gjykata e Tiranës qëllimisht po pengon regjistrimin e Lëvizjes Bashkë si parti politike. Më konkretisht, gjykatësi Agron Zhukri është duke thyer çdo afat ligjor të njohjes së një partie.
    Gjykata e Tiranës nuk iu përgjigj një kërkese për koment të BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi. Gjyqtari Zhukri ka vendosur si datë për të dhënë vendimin mbi regjistrimin apo jo të forcës politike 7 marsin, një ditë pas përfundimit të afatit të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për regjistrimin e partive politike për zgjedhjet lokale të 14 majit”, thonë nga Lëvizja.

    Sipas kryetarit të “Bashkë” Arlind Qori, në historinë e këtyre 32 viteve pluralizëm kanë ndodhur poshtërsi politike të panumërta, por kurrë nuk i është ndaluar pjesëmarrja në zgjedhje një partie.

    “Në historinë e këtyre 32 viteve pluralizëm kanë ndodhur poshtërsi politike të panumërta. Po kurrë nuk i është ndaluar pjesëmarrja në zgjedhje një partie, për më tepër në shkelje flagrante e të pajustifikueshme të ligjit. Fakti që po tentojnë ta bëjnë me Lëvizjen BASHKË tregon se deri ku mund të arrijnë zullumqarët, por tregon edhe më shumë për karakterin dhe potencialet tona”, shkruan Qori. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    FOTOGRAFI I FYTYRËS | Rromir Imami: Investoni në edukim dhe mbindërtim profesional, jo në aparate fotografike (Video)

    Lajmi i rradhës

    Ushqimet që përkeqësojnë simptomat e reumatizmës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë