Gjykata Themelore Penale liroi nga akuzat ish deputeten Boneva

    Gjykata Themelore Penale liroi nga akuzat ish deputeten e VMRO DPMNE-së Silvana Boneva për lëndën “Drumarina”. Ish deputetja Boneva u akuzua nga Prokuroria Speciale Publike për veprën penale “mashtrim në shërbim”.

    Sipas akuzës të PSP-së, Boneva si deputete në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2015 ka manipuluar me shpenzimet e rrugës që i ka paguar sikur të udhëtonte nga Strumica edhepse ka jetuar në Shkup.

    Prokurorët vlerësojnë se në mënyrë të jashtëligjshme i janë paguar mbi 100 mijë euro, me çka ka treguar fatura të rreme dhe llogari nga pikat e pagesës rrugore.

    Por Gjykata sot solli vendim jofuqiplotë pasi Prokuroria nuk e ka dëshmuar veprën për të cilën ngarkohet e akuzuara.

    Në të njëjtën kohë, Gjykata, vendosi t’i ndërpresë masën e përkohshme, ndalesë të tjetërsimit dhe vendosjen në hipotekë të pasurisë së paluajtshme në emër të të akuzuarës dhe familjes së saj.

    Lajmi Paraprak

    Hesse, ose poet, ose asgjë

    Lajmi i rradhës

    MPB: Nga e hëna do të lehtësohet procedura e marrjes së pasaportave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë