Gjykatësi Bexheti shpëtoi Mijallkovin, gjobitet me – 20% të pagës!

    Këshilli Gjyqësor sot ka shqyrtuar procedurën disiplinore kundër gjykatësit në Apel, Enver Bexheti i cili me ruajtjen e lëndëve gjyqësore në sirtar ndihmoi që ish-drejtorit të policisë sekrete Sasho Mijallkov t’i rigjykohet rasti dhe t’i shpëton burgut.

    Në vendimin e Këshillit potencohet se ndaj një gjykatësi në Gjykatën e Apelit është shqiptuar masë disiplinore, përkatësisht zvogëlim i rrogës për 20% në gjashtë muajt e ardhshëm. Megjithëse identiteti i tij nuk bëhet i ditur deri në vendimin e plotfuqishëm, Alsat mëson se masa në fjalë është shqiptuar ndaj gjykatësit Enver Bexheti.

    Vendimi i sotshëm i Këshillit Gjyqësor apo thënë ndryshe mos shkarkimi nga pozita e gjykatësit i mundëson Bexhetit vazhdimin e ëndrrës për të t’u sistemuar në Gjykatën Supreme. Për veprimet e tij dhe kolegëve gjykatës në Apel kishte reaguar edhe Ambasadorja amerikane në vend, Angela Price Aggeler. Ajo përmes një letre i ishte adresuar të gjitha institucioneve relevante në vend duke i shprehur zhgënjimin për investimet e SHBA-ve në sundim të ligjit dhe mungesën e rezultateve konkrete në këtë drejtim.

    Ndaj vendimit të Këshillit Gjyqësor, Bexheti ka të drejtën e ankesës pranë Gjykatës Supreme.

    Lajmi Paraprak

    Hapet tenderi për rindërtimin e stadiumit të Tetovës

    Lajmi i rradhës

    Gërkovska: t’u ndalohet me ligj personave nga “listat e zeza” që të jenë bartës të funksioneve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë