Gjyqi për vrasjen e hendbollistit Denis Tot, fillon më 5 shtator

    Gjyqi për vrasjen e hendbollistit kroat, Denis Tot, i cili u rrah për vdekje para një diskoteke në parkun e qytetit në Shkup, fillon më 5 shtator.

    Rastin, siç e kanë konfirmuar nga Gjykata Themelore Penale Shkup, do ta udhëheq gjyqtarja Elena Ilievska Josifoviç.

    Të akuzuar për vrasjen janë Angelo Gjorgievski, Klementina Levkovska dhe Andrej Kostovski.

    Prokuroria Themelore Publike Shkup i procedon për veprën penale “vrasje” nga neni 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal.

    Sipas aktakuzës, të pandehurit akuzohen se më 7 prill, para një lokali nate në parkun e qytetit në Shkup, së bashku e kanë privuar nga jeta të dëmtuarin Denis Tot.

    “Pas një debati të shkurtër, të tre i kanë shkaktuar disa goditje dhe lëndime të rënda fizike, nga të cilat viktima fillimisht ka rënë në gjendje koma dhe të nesërmen ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë të publikuar më 21 korrik të këtij viti.

    Lajmi Paraprak

    Brenda një dite, 60 autobusë konstatohen me defekte

    Lajmi i rradhës

    Qyteti i Shkupit shpalli thirrjet për subvencionimin e biçikletave dhe trotinetëve elektrik në vitin 2022

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë