Qyteti i Shkupit shpalli thirrjet për subvencionimin e biçikletave dhe trotinetëve elektrik në vitin 2022

    Qyteti i Shkupit shpalli sot thirrjet publike për subvencionimin e qytetarëve në territorin е qytetit të Shkupit për blerjen e biçikletave në vitin 2022, si dhe për subvencionimin e qytetarëve në territorin qytetit të Shkupit për blerjen e trotinetëve elektrik në vitin 2022.

    “Qëllimi i thirrjeve publike është përmirësimi i cilësisë së mjedisit jetësor, përkatësisht përmirësimi i cilësisë së ajrit në qytetin e Shkupit dhe përmirësimi i shëndetit të njerëzve, nëpërmjet stimulimit të qytetarëve të qytetit të Shkupit për përdorimin e biçikletave dhe trotineteve elektrike, gjë që do të zvogëlonte ndotjen e shkaktuar nga trafiku rrugor”, thonë nga Qyteti i Shkupit. 

    Mjetet që Qyteti i Shkupit do t’i subvencionojë për biçikleta janë në vlerën 50% të vlerës së një biçiklete, por jo më shumë se 4.000,00 denarë për person, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale.

    Për trotinetet elektrike mjetet që do të subvencionojë Qyteti i Shkupit janë në vlerën 30% të vlerës së një trotineti elektrik, por jo më shumë se 8.000,00 denarë për person, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale.

    Informacione më të detajuara për të drejtën për pjesëmarrje në thirrjet publike, kushtet që duhet të plotësojë aplikuesi, dhe mënyrën e realizimit të së drejtës për kompensim, qytetarët mund të gjejnë në ueb-faqen e Qytetit të Shkupit.

    Përveç informacioneve, qytetarët mund të shkarkojnë në ueb-faqen e Qytetit të Shkupit: formularin e Kërkesës për subvencionim për blerje, si dhe formularin e Deklaratës që duhet të jetë e noterizuar.

    Thirrjet publike dhe të gjitha dokumentet e nevojshme mund të gjenden dh shkarkohen në këtë link.

    Thirrjet publike do të zgjasin deri më 01.11.2022, ose deri në shterimin e mjeteve financiare të parashikuara nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për këtë qëllim, në varësi të faktit se kusht do të paraqitet i pari.

    Lajmi Paraprak

    Gjyqi për vrasjen e hendbollistit Denis Tot, fillon më 5 shtator

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë