Gjysmë viti i dytë shkollor fillon me mungesën e librave

    Fotografi ilustruese

    Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Tetovës, të hënën do të kthehen në bankat shkollore. Fillimisht ishte paraparë që gjysmëvjetori i dytë të fillojë më 18 janar, megjithatë Ministria e Arsimit dhe Shkencës vendosi që i njëjti të fillojë më 23 janar. Por edhe në këtë gjysmëvjetor ata do të përballen me mungesë të librave. Krahas mungesës së librave, megjithatë edhe ato libra që kanë arritur janë me gabime të mëdha. Kështu thonë nga Sektori për Arsim në komunën e Tetovës.

    Sipas Nazmi Dautit, në këtë periudhë ka qenë vazhdimisht në komunikim me shkollat fillore dhe të mesme dhe të njëjtat janë të përgatitura për fillim të gjysmëvjetorit të dytë. Problem sipas tij mbeten librat me gabime të mëdha si teknike poashtu edhe sa i përket përmbajtjes.

    “Nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës u deklaruan se ka filluar shpërndarja apo distribuimi i librave nëpër shkollat fillore dhe në këtë periudhë kemi komunikuar me shkollat prej nga kemi kërkuar që të na japin informacione se sa librave ka sjell ministria dhe sa libra mungojnë. Problematikë tjetër që haset janë edhe gabimet e shumta që këta libra që ka dorëzuar ministria për arsim dhe shkencë dhe është mirë që të formohet një komision që do të bëjë shqyrtimin e këtyre teksteve shkollore dhe patjetër të intervenohet që këta gabime dhe lëshime që janë bërë të korigjohen. Problemi me librat ekziston, të gjithë nxënësit nuk janë furnizuar me libra, përsëri kemi mungesë, ndërsa ata libra që janë distribuuar janë me gabime”, deklaroi Nazmi Dauti, nga Sektori për Arsim në komunën e Tetovës.

    Pritet që javën e ardhshme Sektori për Arsim në komunën e Tetovës të del me të dhëna të sakta se sa libra mungojnë për nxënësit tetovarë. Krahas kësaj, nga Sektori për Arsim në komunën e Tetovës thonë se shkollat janë të përgatitura që më 23 janar të fillojnë me mësim sa i përket ngrohjes qendrore. “Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, janë furnizuar me lëndë djegëse, kurse shkollat kanë bërë përgatitjet e tyre teknike që në kohë dhe pa probleme të fillojë gjysmëvjetori i dytë më datë 23 janar”, tha Dauti. Viti shkollor, 2022/23 në Maqedoninë e Veriut filloi me shumë probleme. Nxënësit, gjysmëvjetorin e parë e përfunduan me mungesë të librave, ndërsa sipas statistikave gjithsej kanë munguar 46 mijë libra vetëm në shkollat e Tetovës. Krahas shumë premtimeve, ministria e arsimit nuk arriti që të sigurojë në kohë libra edhe për gjysmëvjetorin e dytë. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Ushqimet e shëndetshme që ju lënë pa gjumë natën

    Lajmi i rradhës

    Shumica e të rinjve në Ballkanin Perëndimor përdorin kanabis

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë