Shumica e të rinjve në Ballkanin Perëndimor përdorin kanabis

    Sipas një raporti të Qendrës Evropiane të Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat, i publikuar në fund të vitit 2022, shumica e të rinjve në Ballkanin Perëndimor përdorin kanabis. Raporti thekson gjithashtu se si Ballkani Perëndimor është bërë një lojtar kryesor në tregun rajonal dhe evropian të drogës. Arsyeja për këtë është pjesërisht pozicioni gjeografik në udhëkryqin e rrugëve kryesore të kontrabandës së drogës, kryesisht rrugëve ballkanike të heroinës dhe kanabisit, por gjithnjë e më shumë edhe rrugëve të kokainës dhe drogave sintetike.

    Ndër të anketuarit, nivelet më të larta të përdorimit të raportuar të përdorimit së kanabisit u raportua në Shqipëri me 54 për qind dhe në Kosovë me 34 për qind, ndërsa më të ulëtat në Serbi me shtatë për qind dhe Mal të Zi me nëntë për qind. Derisa vaji ose ekstrakti është më i popullarizuari në Maqedoninë e Veriut me 27 për qind. Ndërsa në vendet e tjera është raportuar me 10 për qind ose më pak të përdoruesit e kanabisit.

    Ndërkohë raporti zbuloi se shifrat reale mund të jenë më të larta, pasi të gjitha vendet në rajon janë treguar më pak të gatshme për të raportuar përdorimin e drogës, ndër të tjera, për shkak të stigmës sociale. Raporti thekson se tregu i drogës në rajon po bëhet gjithnjë e më shumë digjital dhe se teknologjia dhe inovacione të tjera operacionale të lidhura me to po u japin përparësi rrjeteve kriminale të përfshira në prodhimin, trafikimin dhe pastrimin e parave të drogës. Një problem tjetër i rajonit është korrupsioni, i cili, siç thuhet në raport, vepron si ndërmjetës për konsolidimin dhe zgjerimin e rrjetit kriminal nga Ballkani Perëndimor .

    Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, para pak ditës shkroi në profilin e tij zyrtar në facebook se viti 2022 ishte vit i i suksesshëm në luftën kundër tregtisë ilegale të drogës. Sipas tij, gjatë vitit 2022 janë sekuestruar mbi 2.4 ton drogë, e cila në tregun e zi do të kapte vlerën e përgjithshme prej gjashtë milionë eurosh. “Mes drogave të sekuestruara janë marijuana, heroina, kokaina, amfetamina dhe hashashi. U shtypën 12 grupe të organizuara kriminale të përbëra nga 51 anëtarë. Këtu janë edhe sekuestrimi i 20 tonëve prekursorë të ndryshëm, me qëllim prodhimin e mëtejshëm të drogave sintetike. Vlen të përmendet sekuestrimi i një ton prekursorë në aeroportin e Shkupit nga i cili mund të prodhohej amfetaminë në vlerë prej më shumë se 50 milionë eurosh”, ka shkruar Spasovski.

    Ekspertët raportuan se shumica e drogave të paligjshme konsiderohen të disponueshme në rajon, veçanërisht në qytetet kryesore. Krahasuar me mesataren e raportuar në të gjitha vendet pjesëmarrëse në sondazh, një përqindje më e lartë e studentëve në Mal të Zi dhe Serbi raportuan se kokaina dhe stimuluesit sintetikë ishin mjaft ose shumë lehtësisht të disponueshme. Sipas të dhënave statistikore të siguruar në terren, numri i të miturve të cilët përdorin drogë poshtë-lartë pothuajse është i njëjtë për disa vite me radhë.

    Rrjetet kriminale në Ballkanin Perëndimor, sipas raportit, kanë adoptuar komunikim të koduar dhe po përdorin tregjet online dhe kriptovalutat në përpjekje për të mbuluar gjurmët e tyre të parave. Një problem tjetër i rajonit është korrupsioni, i cili siç thuhet, vepron si ndërmjetës për konsolidimin dhe zgjerimin e rrjetit kriminal nga Ballkani Perëndimor.

    Ndryshe, Amfetamina ishte droga sintetike më e kapur në Kroaci nga viti 2017 deri në vitin 2020, e ndjekur nga MDMA ose ekstazia. Konfiskimet e amfetaminave gjatë kësaj periudhe ishin kryesisht në Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Megjithatë, të dhënat për përdorimin e substancave të reja psikoaktive në Ballkanin Perëndimor janë jashtëzakonisht të kufizuara. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Gjysmë viti i dytë shkollor fillon me mungesën e librave

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia e Veriut, ndër vendet më të varfra në Ballkan!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë