Janë shpallur dy thirrje për vetëpunësim nga Masat aktive të Qeverisë. Në këto thirrje mund të aplikojnë personat e papunë deri në 29 vjeç, të cilët mund të marrin deri në 10.000 euro ndihmë të pakthyeshme, si dhe persona të papunë mbi 29 vjeç që mund të marrin deri në 7.000 euro. Sipas kushteve, përveç të papunëve, përfitues janë edhe grupe të ndjeshme të qytetarëve, si gratë viktima të dhunës në bazë gjinore, romët e papunë, të kthyerit nga jashtë. Është paralajmëruar gjithashtu se do të ndahen para edhe për legalizimin e ekonomisë joformale.
Por pasi u pyet nëse kjo nënkupton që ata që deri më tani kanë punuar në mënyrë joligjore dhe nuk i kanë paguar asgjë shtetit, tani jo vetëm që do ta legalizojnë biznesin pa u ndëshkuar, por edhe do të marrin para nga shteti për të punuar në përputhje me ligjin – ministri Durmishi u përgjigj.
Përndryshe, zbatimi i programit fillon me thirrje publike deri te personat e papunë për pjesëmarrje. Më pas, personat e interesuar paraqiten në qendrën përkatëse për punësim dhe plotësojnë pyetësor fillestar.
Në bazë të rezultateve përgatitet lista e renditjes së pjesëmarrësve për fazën e mëtejme. Më pas, për këta persona ofrohet trajnim për sipërmarrje dhe zhvillim të aftësive për biznes. Pas përfundimit të trajnimit, personat e papunë së bashku me këshilltarët e angazhuar nga Agjencia për mbështetjen e sipërmarrjes përgatisin biznes plane. Pasi të përfundojë kjo pjesë, faza përfundimtare është vlerësimi nga komisioni i ekspertëve, i cili gjithashtu do të formohet nga Agjencia. /TV21