Gratë afgane shpresojnë të ruajnë zanatin e lashtë të gdhendjes së drurit

    Një grup grash në Herat i janë përkushtuar vazhdimit të një tradite shekullore pothuajse të haruar të gdhendjes së drurit që është unike për Afganistanin, shkruan REL.

    Një grua afgane duke gdhendur në dru Nuristani në një punishte në Herat më 29 nëntor. Një grup prej katër femrash i janë përkushtuar ruajtjes së traditës së lashtë të gdhendjes së drurit, në një rajon malor dhe të largët të Afganistanit lindor.
    1. Një grua afgane duke gdhendur në dru Nuristani në një punishte në Herat më 29 nëntor.

    Një grup prej katër femrash i janë përkushtuar ruajtjes së traditës së lashtë të gdhendjes së drurit, në një rajon malor dhe të largët të Afganistanit lindor.
    Gjatë tre vjetëve të fundit, ato kanë punuar shumë për të bërë punime me gdhendje të ndërlikuara që më parë zbukuronin shtëpitë dhe xhamitë, si dhe pjesë unike të gjetura më parë në shumë shtëpi në rajonin e izoluar. ​  
    2. Gjatë tre vjetëve të fundit, ato kanë punuar shumë për të bërë punime me gdhendje të ndërlikuara që më parë zbukuronin shtëpitë dhe xhamitë, si dhe pjesë unike të gjetura më parë në shumë shtëpi në rajonin e izoluar.
    Megjithëse gdhendjet në dru kishin një rëndësi simbolike në Nuristanin paraislamik, mjeshtrit vinin nga Bari, një kastë më e ulët, të cilët nuk konsideroheshin anëtarë të shoqërisë hierarkike të Nuristanit.
    4. Megjithëse gdhendjet në dru kishin një rëndësi simbolike në Nuristanin paraislamik, mjeshtrit vinin nga Bari, një kastë më e ulët, të cilët nuk konsideroheshin anëtarë të shoqërisë hierarkike të Nuristanit.
    Këto gra janë ndër të paktat në Herat që punojnë për ta mbajtur gjallë këtë zanat tradicional.  
    5. Këto gra janë ndër të paktat në Herat që punojnë për ta mbajtur gjallë këtë zanat tradicional.
     
    Dizajni i stilit Nuristani i përpunimit të drurit është simbolikë e shoqërisë dhe përdoret shpesh për të sinjalizuar ose nënkuptuar akte trimërie, veçanërisht në gjueti dhe festime.
    6. Dizajni i stilit Nuristani i përpunimit të drurit është simbolikë e shoqërisë dhe përdoret shpesh për të sinjalizuar ose nënkuptuar akte trimërie, veçanërisht në gjueti dhe festime.
    7. Për shkak të kufizimeve sociale të vendosura në Bari, atyre iu ndalua përdorimi i këtyre motiveve në shtëpitë e tyre. Ata më vonë u konvertuan në Islam në fund të shekullit XIX pasi një mbret autokratik afgan mori nën sundim rajonin e gjerë të pyllëzuar.
    Një pjesë e artit Nuristani punuar nga gratë afgane. Gjatë dekadave të fundit, këta zejtarë tradicionalë janë zvogëluar në numër për shkak të faktorëve të ndryshëm si migrimi, përdorimi i plastikës dhe çelikut për të zëvendësuar drurin dhe interesimi në rënie për t'u marrë me zeje tradicionale. ​  
    8. Një pjesë e artit Nuristani punuar nga gratë afgane.

    Gjatë dekadave të fundit, këta zejtarë tradicionalë janë zvogëluar në numër për shkak të faktorëve të ndryshëm si migrimi, përdorimi i plastikës dhe çelikut për të zëvendësuar drurin dhe interesimi në rënie për t’u marrë me zeje tradicionale.

     
    Ndonëse gratë kanë vënë re një rënie në këtë biznes në krahasim me vitet e mëparshme, këto artizane të reja shpresojnë të vazhdojnë të punojnë në zanatin pothuajse të harruar dhe t'i joshin brezat e rinj.
    9. Ndonëse gratë kanë vënë re një rënie në këtë biznes në krahasim me vitet e mëparshme, këto artizane të reja shpresojnë të vazhdojnë të punojnë në zanatin pothuajse të harruar dhe t’i joshin brezat e rinj.
    Lajmi Paraprak

    Aplikacioni për të menaxhuar gjithçka në internetin e Rusisë

    Lajmi i rradhës

    Erdogani: Izraeli ka kryer masakra dhe mizori të cilat do ta turpërojnë tërë njerëzimin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë