Gratë më të varfra se burrat! Perceptimi i diskriminimit gjinor sot në Shqipëri

    Foto Ilustruese

    Gratë shqiptare ndihen më të varfra në krahasim me burrat.

    Të dhënat e Eurostatit për vitin 2022 konfirmojnë fenomenin e diskriminimit gjinor qoftë në familje apo në punë; përkundrejt një raporti 55.6% për gratë dhe 54.7% për burrat.

    “Deri sa nuk marr lek në shtëpi, punoj, pastroj… Kush më paguan mua? Punë e papaguar është. Gratë vuajnë më shumë; punojnë më shumë. Unë i bëj më shumë shërbim familjes, ndërsa burrat se kanë mendjen te shtëpia, te familja. Gratë nuk vlerësohen”– tha një qytetare.

    “Burrat paguhen më shumë nga lloji i punës që bëjnë”– u shpreh një tjetër.

    Bleona është një vajzë e re e dypunësuar, si mësuese gjeografie dhe si shitëse në kioskë; me të ardhurat që fiton ajo e ndjen veten të barabartë me një djalë; mirëpo mendon se shoqëria patriarkale është ende e gjallë në zonat rurale.

    “Unë punoj edhe zysh edhe këtu. Besoj se rroga ime është ok, nuk e ndjej këtë diskriminim. Më shumë i ka gruaja përgjegjësitë se burrat në kohët që kanë ardhur. Në rrethe është mentaliteti, burrat dalin, gruaja merret me punët e shtëpisë. Edhe pse bëjnë shumë punë, nuk paguhen për këtë gjë”– tha Bleona.

    E të njëjtit mendim është edhe Teuta, që shet gazeta prej tre dekadash  në Tiranë. Mirëpo me historinë e saj të zgjimit herët çdo mëngjes, tregon një shembull frymëzues pune që shpërblehet pavarësisht gjinisë.

    “Në zonat rurale punohet më shumë në punë bujqësie në tokat e tyre, sepse nuk para i nxjerrin. Kam shoqe që punojnë me pronare e që nuk janë të kënaqura se thonë punojmë më shumë sec na paguajnë. Unë vetë kam 33 vjet që punoj këtu, dal nga shtëpia që në 4 e gjysmë të mëngjesit. E më thonë bravo të qoftë. Ja del, ka shumë femra që ja kanë dalë!”- u shpreh Bleona. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    A po përdoret Qendra humanitare ruse në Nish, si bazë spiunazhi e Kremlinit?

    Lajmi i rradhës

    Sa shumë shpenzojnë shqiptarët?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë