“Gratë në RMV, pre e dhunës psikologjike”

    Për 4.3 % është ulur numri i viktimave të dhunës në familje në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021 kur numri i tyre ishte 1.608, beri të ditur ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska. Sipas saj, gjatë vitit të kaluar në qendrat e punës sociale, janë evidentuar 1.543 persona të dhunës familjare nga të cilët 1.074 janë gra, 252 burra dhe 227 fëmijë. Sipas Trençevskës, numri më i madh i viktimave është në rajonin e Shkupit, gjegjësisht 530 viktima, ndërsa më së paku ka në rajonin verilindor 60. Pas Shkupit, numri më i madh është në rajonin e Pellagonisë, 241 viktima.

    “Sa i përket llojit, shumica kanë qenë viktima të dhunës psikologjike 1051 persona, pastaj vjen dhuna fizike me 846 viktima. Kemi raportime për dhunë seksuale ndaj gjashtë viktimave dhe 25 persona janë viktima të dhunës ekonomike”, deklaroi Jovanka Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

    Sipas të dhënave, si autorë të dhunës në familje janë regjistruar 1.382 persona, pjesa më e madhe e të cilëve janë meshkuj.

    “Në gjykatat civile janë dorëzuar 2.095 kërkesa për masa të përkohshme për mbrojtjen e viktimave të dhunës nga qendrat e mirëqenies sociale dhe nga gjykatat civile janë dhënë 1.823 masa të përkohshme mbrojtjeje”, u shpreh Jovanka Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

    Trençevska shtoi se gjatë vitit të kaluar 83 viktima të dhunës janë vendosur në strehimoret në vend. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Zendeli: Veprimet e ASh-së në Kuvend, dëshmojnë mbështetjen e shumicës parlamentare

    Lajmi i rradhës

    Ali Ahmeti flet për punën 1-vjeçare të Bilall Kasamit në komunën e Tetovës (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë