Ali Ahmeti flet për punën 1-vjeçare të Bilall Kasamit në komunën e Tetovës (Video)

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në takimin e mbrëmshën me aktivistë në Tetovë, i pyetur nga Nistori se si e vlerëson punën 1-vjeçare të kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, kreu i BDI-së tha se i ka urdhëruar të gjithë ministrat e partisë së tij, që të sillen njësoj me krerët e komunave, pavarësisht nëse janë të pushtetit apo të opozitës, raporton Nistori

    Ali Ahmeti – Kryetar i BDI-së
    “Unë si kryetar kam përgjegjësi morale dhe kombëtare të kujdesem, pavarësisht se kush është në krye të komunës, a është i BDI-së apo i ndonjë partie tjetër. Urdhër kanë të gjithë ministrat e BDI-së që kryetarët e komunave të trajtohen njësoj. Janë të barabartë përpara BDI-së, sepse janë në shërbim të qytetarëve dhe duhet të punojnë për qytetarët”.

    Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, porositi kreun e BDI-së që para se të bëjë deklarata të bukura për mediat, të bisedojë me ministrat e tij dhe të njoftohet me bllokimet që ia bëjnë ministrat e BDI-së komunës dhe fondet që nuk ia ndajnë për realizimin e projekteve në interes të tetovarëve.

    Bilall Kasami – Kryetar i komunës së Tetovës
    Komuna e Tetovës nga ardhja ime është e bllokuar në gjitha aspektet, duke filluar nga java e parë me largimin e limitit, me çka paratë e qytetarëve nuk menaxhohen nga ne, por nga përmbaruesit për borxhin prej 24 milionë që na la si trashëgimi kryetari i BDI-së dhe nënkryetarja e BDI-së. Po ashtu është rasti i gjimnazit të Tetovës ku ministri i BDI-së ia merr kompetencat kreut të komunës dhe e kthen në detyrë një drejtor që tashmë ka padi në prokurori të Tetovës. Po ashtu agjenci shtetërore që udhëhiqen nga BDI për herë të parë nuk i ndajnë mjete komunës së Tetovës për projektet me interes të qytetarëve. Ailu më pak të jep deklarata të tilla për mediat dhe më shumë të komunikojë me Ministrat e tij për ta parë cili është realiteti dhe si ndahen mjetet”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti së bashku me zyrtarë të partisë, mbrëmë ka vazhduar takimet me qytetarë dhe aktivistë partiak nga qyteti i Tetovës, përkatësisht nga këshillat vendorë Reçicë e Madhe, Reçicë e Vogël 1 dhe 2, Teqe, Bregu i Diellit dhe Jashtë Vardarit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Gratë në RMV, pre e dhunës psikologjike”

    Lajmi i rradhës

    Sëmundjet kur trupit i mungon proteina – Ushqimet ku gjendet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë